Nis zbatimi i kredive të favorshme për mjekët, ushtarakët dhe policët, Mete: Vitin tjetër do rrisim numrin e përfituesve

10 months ago 23

Ka nisur sot, më 20 dhjetor,  zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete tha se kjo mbështejte që jepet sot në formën e kredive me zero interes është shprehje e detyrimit të qeverisë, që momentin e mirë ekonomik që po përjeton vendi ta përkthejë në mbështetje për qytetarët.

Mete: Ky është një program i aplikuar për herë të parë këtë vit, mundësuar përmes ndyshimeve të posaçme ligjore si një zgjerim i programeve të stehimit në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë, kredi të lehtësuara, interesi i të cilave subvencionohet nga buxheti i shtetit.  Ju jeni shpallur fitues sipas kritereve përgjegjëse. Jam i bindur që ky lajm ju gëzon jo vetëm ju por dhe familjet tuaja në këtë prag festash pasi sigurimi i kushteve të përshtatshme të stehimit është thelbësor. Iniciativën për të mbështetur me kredi me 0% interes 300 punonjës do ta shtrijmë edhe vitin tjetër.

Synimi është që të kosniderohet edhe zgjerimi i përfituesve. Kemi alokuar një fond të posaçëm pr rritjen e pagave vitin e ardhshëm. Në aktin normativ që sapo miratum iu kemi dhënë bons shtresave në nevojë. I njëjti akt normative alokoi dhe kompensimin ushqimor për punonjësit e policisë së shtetit. Është detyrimi ynë që të jemi solidarë dhe të bëjmë politika sa më të drejta e të mbështesim me dinjitet të gjithë ata që me dinitet dhe ndershëmri japin shërbimin e tyre për këtë vend./vizinplus.tv 

Read Entire Article