Nisin ditët e kujtesës në Shkodër, vendosen kurora me lule në memorialin e viktimave të komunizmit

4 months ago 22
Reklamë

Nga Shkodra, qyteti simbol i përndjekjes dhe rezistencës ndaj regjimit komunist, nisën ditët e kujtesës.

Kurorat me lule dhe homazhet në të vetmin memorial kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, u vendosen nga të përndjekurit politik, përfaqësues të partisë demokratike dhe të bashkisë Shkodër, që për herë të parë drejtohet nga të majtët.

Kreu i të përndjekurve politik të Shkodrës Zenel Drangu, zgjodhi këtë moment për t’i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i japë fund idesë për të ndërtuar muzeun e krimeve të komunizmit, larg mjediseve të burgut të Spaçit.

Më i ashpër në qëndrimin e tij ishte ish kryebashkiaku dhe anëtari i kryesisë së shoqatës së të përndjekurve, Filip Guraziu.

“Në 3 dekada ka patur nga politika një qasje antikombëtare, për të mos ju mësuar brezave krimet e komunizmit”, tha anëtari i kryesisë së shoqatës së të përndjekurve, Filip Guraziu.

Ditët e kujtesës nis për çdo vit më datë 20 shkurt, kur edhe simbolikisht bashkë me rrëzimin e statujës së diktatorit Hoxha, shqiptarët ëndërruan për një Shqipëri si gjithë Europa./vizionplus.tv/

Read Entire Article