Një ditë para mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, OSBE thirrje deputetëve: Kontribuoni për një proces të qetë

8 months ago 28
Reklamë

Një ditë para mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE në Tiranë u ka bërë thirrje deputetëve të garantojnë një proces parlamentar të qetë dhe funksional.

OSBE thekson edhe njëherë se mbetet e përkushtuar për një reformë gjithëpërfshirëse dhe angazhimi është vendimtar për të pasur sukses.

Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë !  U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.  Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”-thuhet në reagimin e OSBE.

Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë🇦🇱! 🤝 U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. (1/2)

— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 18, 2024

Top Channel

Read Entire Article