Një i vdekur dhe një i plafosur ky është bilanci pas zënkës mes tifozëve të Interit.
Mediat italaine raportojnë se 36-vjeçari Antonio Belloço, një kriminel i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje pasi hapi zjarr ndaj 49-vjeçarit Andrea Beretta, liderit historik të ultrasve “Zikaltër”
Gjithçka ndodhi pranë palestrës “Testudo”, një vend takimi shumë i njohur për mbështetësit e “Curva Nord”.
Sipas hetimeve paraprake, Belloço qëlloi 49-vjeçarin duke e plagosur në këmbë, ndërsa ata ishin së bashku në një makinë Smart, ndërsa Beretta i është përgjigjur menjëherë me një goditje vdekjeprurëse në fyt.
Lideri i “Curva Nord” është arrestuar menjëherë nga karabinerët dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes.