Një i vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e ndërtesës 3-katëshe në Stamboll të Turqisë.
Mediat në Turqi bëjnë me dije se 2 nga tetë të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa lajmi për vdekjen e një banori u konfirmua nga autoritetet zyrtare të Stambollit.
Lexo edhe :
Related Posts
Autoritetet njoftuan se pas kërkim shpëtimit të fundit nuk ka më persona nën rrënoja.
“Personi i fundit i mbetur në rrënojat e ndërtesës së shembur në Küçükçekmece u shpëtua i plagosur. Në këtë ngjarje ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 8 persona. Për momentin nuk ka mbetur asnjë person në rrënojat”, thanë zyrtarë të Stambollit.
Nuk dihet ende arsyeja e shembjes së ndërtesës.
Mediat turke kanë publikuar video nga momenti i shembjes se ndërtesës 3 katëshe në Stamboll. Siç duket nga pamjet pallati shembet në pak sekonda sikur të ishte prej letre.
İstanbul’da 3 katlı bina çöktü.
Çökme anı kamerada. Bir araç kıl payı enkazın altında kalmaktan kurtuldu. pic.twitter.com/aqFWYcTEbh
— NOW HABER (@nowhaber) June 2, 2024
/vizionplus.tv/