Një i vdekur nga turbulencat, pasagjeri tregon momentet e tmerrit në avionin e linjës Londër-Singapor

5 months ago 38

Pasagjerët e avionit “Boing” të linjës ajrore Singapore Airliness përjetuan sot momente tmerri gjatë fluturimit të tyre nga Londra për në Singapor, ku për fat të keq si paosjë e turbulencave të forta humbi jetën një pasagjer, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan.

Pas turbulencave avioni “Boeing 777-300ER” me destinacion Singaporin, bëri një ulje emergjente në Bangkok, ku të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekëosre.

Një nga 211 pasagjerët që përjetuan momentet e tmerrit foli për Reuters, ku tregoi panikun dhe frikën që e “pushtuan” gjatë turbulencave dhe uljen urgjente të avionit.

28-vjeçari Dzafran Azmir e përshkroi uljen urgjente të avionit të tmerrshme.

“Papritur avioni filloi të dridhej, kështu që unë fillova të përgatitesha për atë që do të ndodhte, duke nënkuptuar se u pergatit per me te keqen… papritur pati një rënie të tmerrshme, për pasojë të gjithë pasagjerët që ishin ulur dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit u hodhën përpjetë dhe u përplasen te tavani i avionit”, tha ai.

Sipas 28-vjeçarit disa pasagjerë përplasën kokën në tavanin e avionit, ndërsa disa të tjerë u përlasen me sendiljet. Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni ra 6000 këmbë në tre minuta pasi kaloi Gjirin e Bengalit.

Fluturimi mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas një deklarate nga Singapore Airlines, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës.

Linja ajrore po punon me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgon një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, autoritetet tajlandeze dërguan ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi.

Linja ajrore po punon me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgon një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, autoritetet tajlandeze dërguan ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi.

Ministri i Transportit i Singaporit Chee Hong Tat siguroi se qeveria do të ofrojë ndihmë për pasagjerët dhe familjet e tyre.

“Me pikëllim të thellë mësova për incidentin që ndodhi në fluturimin SQ321 të Singapore Airlines nga Londra Heathrow në Singapor,” tha ai.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur, por ekspertët paralajmërojnë se turbulencat në fluturime po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike.

Turbulenca zakonisht shkaktohet nga avionët që fluturojnë nëpër re. Megjithatë, ka edhe turbulenca jashtë, të cilat nuk janë të dukshme në radarin e motit të një avioni dhe nuk mund të parashikohen./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article