Një jetë në violinë, Roland Xhoxhi në “Vizioni i Pasdites”: Ndihem shumë i vlerësuar nga publiku

8 months ago 30
Reklamë

Artisti i madh shqiptar, violinisti Roland Xhoxhi, i cili për 50 vite ka dhuruar emocione në skenat shqiptare, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Xhoxhi i cili sëfundmi ka përfituar pensionin e veçantë, tha në studion e “Vizioni i Pasdites” se ndihet shumë i vlerësuar.

Ai rrëfeu se më shumë se vlerësimi monetar ai është vlerësuar nga duartrokitjet e publikut gjatë 50 viteve që ka qenë në skenë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: 50 vjet në skenë, a mendoni se keni marrë mjaftueshëm shpërblim?

Roland Xhoxhi: Unë mendoj se është një privilegj që unë e mora pensionin e posaçëm. Janë shumë si unë që kanë kontribuar në art, sport, shumë personalitete që e meritojnë, por këtë radhë më takoi edhe mua që ta marr. I jam falënderues qeverisë, kryeministrit Rama i cili me një veprim kaq njerëzor, mund të bëjë vlerësime të tilla, që njerëzit kanë nevojë.

Brikena Prifti: Kishit kohë që e prisnit një shpërblim të tillë?

Roland Xhoxhi: Kur dalim në pension, institucioni vetë të jep një sugjerim për të marrë pensionin e posaçëm, i çon dokumentat. Kur të takon që ta marrësh je i privilegjuar. Unë jam i mbushur me kënaqësi me këtë vendim të qeverisë. Por natyrisht shumë të tjerë e kanë merituar, shumë të tjerë e meritojnë. Ne vit për vit kemi parë shokët tanë që e kanë marrë këtë pension të posaçëm.

Brikena Prifti: Ky është vetëm një nga shpërblimet e shumta që artistë si ju meritojnë.

Roland Xhoxhi: Për një artist të profilizuar si artist të karrierës vlerësimi më i madh është ai i publikut. Unë tani që kam pensionin e posaçëm dhe ta krahasoj me duartrokitjet e pub;likut, publiku ja kalon pensionit të veçantë. Për të bërë një koncert siç bëj unë që duhet të rrish për një kohë të gjatë para njerëzve, dhe pas një pune kaq të lodhshme kur merr duartrokitjet ajo është një gjë e jashtëzakonshme.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article