Një tjetër xhudist nga Kosova në garë për medalje

1 month ago 31
Reklamë

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar në rrethin e parë të garës në Olimpiadë, duke mposhtur brazilianin Daniel Cargnin në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai do të përballet në rundin e radhës me austriakun, Samuel Gassner.

Më herët gjatë ditës, xhudistja Nora Gjakova është eliminuar në rrethin e parë të garës, ndërsa Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë një ditë më parë.

Si Nora, ashtu edhe Distria patën fituar medalje të arta në Tokio më 2021.

Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016./REL

Read Entire Article