Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, të cilët planifikojnë të udhëtojnë jashtë Shqipërisë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Faceboom, Ministria bën thirrje për shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.
Ministria ka vënë në dispozicion një link me adresat dhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë.
https://punetejashtme.gov.al/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/
Njoftimi
Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë,
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.
Në linkun e mëposhtëm do të gjeni adresat dhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë: https://punetejashtme.gov.al/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/
Situate në Lindjen e Mesme është tensionuar shumë kohë e fundit. Izraeli nisi mëngjesin e sotëm një sulm ndaj Iranit, një lëvizje që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin Lindjen e Mesme.
Mediat raportojnë se ka pasur shpërthime në qytetin Isfahan, të Iranit qëndror pranë një baze ushtarake. Ndërsa Teherani ka hedhur poshte raportimet per një sulm raketor duke deklaruar se ka rrezuar tre dronë .
Menjëherë pas sulmit ushtria aktivizoi sistemin e mbrojtjes ajrore, ndërsa autoritetet nënvizuan se centralet bërthamore janë të sigurta. Deri më tani nuk raportohet për viktima.
Për shkak të agravimit të situatës u pezulluan fluturimet në disa aeroporte, ndërsa tashmë gjendja është kthyer në normalitet.
Nga ana tjetër ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende sulmin, por zyrtarë Iranianë janë munduar ta minimizojnë situatën duke deklaruar se vend i tyre nuk kane ndermend te hakmerren menjehere ndaj Izraelit
Mediat amerikane raportojne se Uashingtoni ishte njoftuar në lidhje me sulmet e Izraelit, por nuk e miratoi një veprim të tillë. Irani lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit mëngjesin e 14 prillit, të cilët u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes së Izraelit./vizionplus.tv/