Kalimi i një fuçie nga njëra anë në tjetrën, përmes pengesave ishte sfida e radhës që Agai u dha fermerëve.
Dy grupe u ndanë me nga 6 veta, për të realizuar sfidën.
Secili nga 6 pjesëtarët e cdo grupi, duhet të çonte fuçinë tek pengesa e parë dhe pastaj do e kalonte mbi dërrasë, më pas tek pengesa e radhës me rrotullim.
Pas njohjes së sfidës, Mariana u tërhoq, duke thënë se nuk e bënte dot nga frika se mos rrëzohej. Anëtarja e grupit të saj, Çiljeta, do e bënte dy herë sfidën, një herë për vete dhe një herë për Marianën.
Në përfundim, fitoi grupi i kuq, në të cilin bënin pjesë Elsa, Ditea, Flori, Egzoni, Artemisa dhe Buçko.
Ndërsa grupi blu, Albano, Baby G, Çiljeta, Xhesika dhe Valeri humbën sfidën./vizionplus.tv