“Nuk e duam Berishën dëshmitar”, PS tërhiqet nga thirrja e ish-kryeministrit në komisionin për TIMS

5 months ago 36
Reklamë

“Dëgjova që do thërrisni ish-drejtues të policisë ndër vite dhe ish-ministra. Atëherë unë mendoj të thërrasin zotin Berisha si ish-kryeministër dhe zotin Lulzim Basha si ish-ministër i brendshëm.”

Kjo deklaratë e socialistes Blerina Gjylameti u bë shkak për një përplasje të re mes demokratëve dhe socialistëve në komisionin hetimor për sistemin “Tims”. Kryetari i komisionit Salianji nisur nga kjo deklaratë e socialistes Gjylameti përfshiu në listën e dëshmitarëve dhe në planin paraprak te hetimit edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por socialistët sqaruan pozicionin e tyre, duke e bërë të qartë së nuk kërkojnë paraqitjen e z.Berisha si dëshmitar në komision.

“Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë”, tha Toni Gogu.

“Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi”, tha Salianji.

Vetë deputetja socialiste Gjylameti theksoi se deklarata e saj ishte me ironi dhe se do të thirren në komision vetëm personat që kanë lidhje me sistemin “Tims” në varësi të fakteve që dalin gjate hetimit. Pasi ish-kryeministri Sali Berisha u hoq nga lista e dëshmitarëve, socialistët dhe demokratët miratuan me konsensus ekspertët e të dy palëve.

Ekspertët e PS do të jenë Dritan Jahaj dhe Vjosa Bodo Mujo, ndërkohë që ekspertët e opozitës janë Kreshnik Myftari dhe Henri Bici.

Read Entire Article