“Nuk e pengojmë vizitën e Ramës”, Mitsotakis: Greqia s’mund të ndalojë një lider të takojë bashkëatdhetarët

4 months ago 15
Reklamë

Nga Enkelejda Mema

Shefi i ekzekutivit grek Kyriakos Mitsotakis iu pergjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me  vizitën e  kryeministrit shqiptar  Edi Rama në Athinë. Gjatë intervistës për televizionin Alpha, ai  u shpreh  se vendi i  tij nuk mund ta ndalojë një lider për tu takuar me bashkëatdhetarët.

“Greqia është një vend demokratik, çështja mori përmasa më të mëdha. Vendi nuk mund ta pengonte një lider të bënte një vizitë private dhe të fliste me bashkatdhetarët e tij”, tha Mitsotakis

Kryeministri grek shprehu shqetësim për rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Ai i dërgoi një mesazh të rreptë dhe të qartë udhëheqjes së re politike të vendit duke kritikuar  qëndrimet përpara zgjedhjeve.

“Po i shikoj me shqetësim disa nga deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së dhe do të pres qëndrimin zyrtar të ushtruesit të detyrës së kryeministrit për të parë se si do t’i referohet emrit të vendit të tij. Unë personalisht nuk jam pajtuar me Marrëveshjen e Prespës . Por unë e pranova marrëveshjen në kuadrin e vazhdimësisë së shtetit dhe e kuptova se, pavarësisht mosmarrëveshjes sime, duhej ta respektoja. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga lidershipi i Maqedonisë së Veriut. Unë dua të shpresoj që ajo që është shprehur para zgjedhjeve nuk do të dëgjohet pas zgjedhjeve. Nëse kjo ndodh, do të kemi probleme”, deklaroi Mitsotakis

Sipas drejtuesve te VMRO-DPMNE  Marrëveshja e Prespses nuk ka bërë asgjë tjetër veçse Maqedonia e Veriut të humbasë emrin e saj  dhe të mos marrë atë që iu premtua, prespektivën europiane./vizionplus.tv

Read Entire Article