Nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve prej disa ditësh, gjenden pa jetë nënë e bijë në Korçë! Policia: Dera e banesës ishte…

7 months ago 33
Reklamë

Një ngjarje e rëndë në Korçë, në lagjen 17.

Nënë e bijë gjenden pa jetë brenda banesës. Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.

Nga informacionet, bëhet me dije se nëna, 75-vjeçarja Eleni Vangjeli ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza 54-vjeçarja Ornela Vangjeli, ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Read Entire Article