Nuk ka fitues në pjesën e parë mes Holandës dhe Anglisë, barazim spektakolar në “Signal Iduna Park”

2 months ago 26
Reklamë

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes Holandë-Angli që po luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Ishin holandezët që kanuan të parët në avantazh në minutën e shtatë me anë të Xavi Simons, i cili realizoi një supergol me të djathtën.

Por vetëm nëntë minuta më pas Harry Kane shndërron në gol 11-metërshin e fituar nga ai vetë, pas një faulli në zonë të shkaktuar nag Dumfris.

Një pjesë e parë spektakolare, ku vetëm 3 minuta pas golit të barazimit Dumfris heq një gol të sigurtë nga vija fatale, dhe një minutë më pas godet traversën e Pikford.

Por e menjëhershme ishte kundërpërgjigja angleze, të cilët kapin shtyllën me anë të Foden.

Një ndeshje që premton spektakël dhe gola edhe në pjesën e dytë.

Duhet theksuar se Holanda bëri një zëvendësim të detyruar duke larguar nga fusha e lojës Memfis Depay i dëmtuar.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article