“Nuk kishte kuorum për votim”, Bardhi për ligjin e investimeve strategjike: Felaj, përfaqësuese e 5 oligarkëve që përfitojnë 

6 months ago 20
Reklamë

Gazment Bardhi në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës plenare

Bardhi: Besoj edhe sot e patë, në një seancë ku edhe pse sipas rregullores nuk kishte kuorum për votim, rregullorja e përcakton që të hapet procesi duhet të kenë votuar së paku 71 deputetë, deklarohen që janë 68 deputetë dhe kjo nuk e ndal vrullin për të votuar ligjin e investimeve strategjike.

Sot në drejtimin e seancës nuk ishte Felaj, ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Është shumë e rëndësishme që parlamenti ti rikthehet normalitetit. Dua të deklaroj me përgjegjësi që sot asnjë nga aktet ligjore, pa u shpallur rezultati i votimit nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht.

Sipas rregullore neni 55, mund ta lexoni, thuhet që për efekt të kuorumit llogariten vetëm deputetët që anë marrë pjesë në procesin e votimit, në votim morën pjesë 68 deputetë, kur duhet të jetë 71 deputetë. Kur e  bënë kaq hapur këtë, imagjinoni ca u bëjnë parave në fshehtësi.

Top Channel

Read Entire Article