“Nuk mbështesim policët që janë bërë një me krimin”, debat Bardhi-Balla: Gazi po përdoresh

5 months ago 27
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, patën sot një debat gjatë seancës plenare në Kuvend.

Balla dhe Bardhi debatuan lidhur me transparencën e punës së policisë se shtetit dhe aferat korruptive në drejtësi.

Bardhi tha se në asnjë rast PD nuk sulmon punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit. Por problemi janë efektivët e policisë që janë bërë bashkë me bandat e organizuara. Bardhi citoi  gjithashtu një deklaratë të bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka thënë, se në raste të caktuara sidomos në ato të krimit të organizuar SPAK nuk bashkëpunon  dot me policinë,  sepse  rezulton se ka policë të përfshirë edhe në nivele të larta

Në replikën e tij, Balla i tha Bardhit se po përdoret nga të tjerë dhe se nuk po flet me arsye dhe argumente.

 Pjesë nga debati

 Gazment Bardhi: Në asnjë rast PD nuk sulmon punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit që janë lënë vetëm nga kupola drejtuese e policisë së shtetit.  Por sigurisht ne nuk mund të mbështesim alternativat  që sot Altin Dumani ka thënë, se në raste të caktuara sidomos në ato të krimit të organizuar nuk bashkëpunojmë dot me policinë,  sepse na rezulton se ka policë të përfshirë edhe në nivele të larta. Ne nuk mbështesim policët që prishën provat në aksionin e kapjes së antërëve të grupit të Xibrakës, janë njësoj të përfshirë në krimin e organizuar.

Taulat Balla: Gazi po përdoresh, të lutem mos u përdor. Pse e mbron Albana.  Para 6 muajsh ai për ty ishte djall, tani u bë engjelll./vizionplus.tv/

Read Entire Article