“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, 41-vjeçarja i jep fund jetës pas debatit me bashkëshortin

7 months ago 9
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bilçë në Berat, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku vetë viktima Sh. K., pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllain në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas kësaj vëllai ma mbërritur menjëherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.

Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Ç. K., i cili prej një viti jeton në Selanik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit,vetëm prindërit,vëllai dhe fëmijët.

Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj. /vizionplus.tv

Read Entire Article