Nuk u lejuan të marrin pjesë në hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë, Dogjani: E paprecedentë, skandaloze

6 months ago 27
Reklamë

Deputeti i PD njëherësh anëtar i Komisionit të Sigurisë, Asllan Dogjani, e ka cilësuar arrogante sjelljen e mazhorancës e cila nuk ka ftuar asnjë nga deputetët e opozitës, që janë pjesë e Komisionit të Sigurisë, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s.

Me anë të një reagimi në Facebook, Dogjani thekson se ishte skandaloze mungesa e një ftese për deputetët e opozitës.

Sipas tij ai sëbashku me kolegun e tij të opozitës ishin të pranishëm në Kuçovë por nuk u lejuan të merrnin pjesë me përjashtim të Ferdinand Xhaferajt, por dhe ky i fundit u lejua vetëm pasi arriti të komunikojë personalisht me organizatorët.

Postimi i Dogjanit:

E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës!

Ne, deputetët e opozitës, anëtarë  të Komisionit të Sigurisë kombëtare  në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.

Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës


Ndërkohë që nuk u lejuan të marrin pjesë në ceremoni tre anëtarët e tjerë të Komisionit të Sigurisë Asllan Dogjani, Isuf Çela dhe Lefter Gështenja.

Sipas organizatorëve të tre këta deputetë nuk e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, dhe kjo ishte arsyeja pse ishin lënë jashtë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article