Prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare në Bishtkamëz të Durrësit kanë protestuar para zyrës vendore të arsimit për mbylljen e shkollës.
Prindërit janë njoftuar në fillim të këtij viti shkollor se shkolla e tyre do mbyllet dhe nxënësit duhet të transferohen në një fshat tjetër, në Qerret.
Ata pretendojnë se shkolla është larg dhe transporti që ofron Zyra Vendore e Arsimit nuk është i përshtatshëm për fëmijët.
Një përfaqësi e prindërve janë pritur nga drejtoresha e arsimit e cila u ka thënë banorëve se shkolla do të rikonstruktohet, prandaj kërkohet zhvendosja e nxënësve.
Që nga dita e hënë 120 nxënësit e fshatit Bishkamëz nuk kanë bërë mësim dhe janë në pritje të një vendimi se çfarë do të bëhet me ta./vizionplus.tv