OKB dënon sulmet me raketa ruse në Ukrainë

2 months ago 28
Reklamë

OKB tha se dënon valën e sulmeve vdekjeprurëse ruse në të gjithë Ukrainën.

“Java në Ukrainë ka filluar me një valë tjetër sulmesh vdekjeprurëse nga forcat e armatosura ruse”, tha  Denise Brown, koordinatore humanitare për Ukrainën.

“Është e pandërgjegjshme që fëmijë të vriten dhe të plagosen në këtë luftë. Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, spitalet kanë mbrojtje të veçantë. Civilët duhet të mbrohen”, shtoi ajo.

Bëjmë me dije se të paktën 29 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën sot në një sulm të madh raketor rus në qytetin e Krivy mëngjesin e kësaj të hëne.

Read Entire Article