OKB thotë se spitali i fëmijëve në Ukrainë u godit nga raketa ruse

2 months ago 24
Reklamë

Një sulm vdekjeprurës në një spital për fëmijë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një goditje e drejtpërdrejtë nga një raketë ruse, tha të martën kkryetarja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut, duke cituar analizat e veta.

Sulmi në mes të ditës ishte pjesë e një serie sulmesh që vranë të paktën 41 njerëz në të gjithë Ukrainën, përfshirë fëmijë. Kremlini tha se ishte zjarri ukrainas dhe jo Rusia ajo që goditi spitalin, shkruan Reuters.

Lexo edhe :

Related Posts

“Analiza e pamjeve video dhe një vlerësim i bërë në vendin e incidentit tregon se spitali i fëmijëve është goditur drejtpërdrejt”, tha kryetarja e misionit për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Danielle Bell.

Bell tha se ekipi i saj, i cili vizitoi vendin të hënën, nuk mund të bënte një përcaktim përfundimtar, por se raketa duket se ishte lëshuar nga Federata Ruse.

Qendra trajton fëmijët me sëmundje serioze, si kanceri dhe sëmundjet e veshkave, dhe kishte rreth 670 pacientë fëmijë dhe rreth 1,000 staf në kohën e sulmit, tha Bell.

“Stafi i kishte zhvendosur fëmijët në një bunker dje në mëngjes kur sirenat e sulmit ajror u ndezën për herë të parë, përndryshe numri i viktimave do të ishte shumë më i lartë,” tha ajo./vizionplus.tv

Read Entire Article