Opozita e ka bojkotuar, nis sot punën Komisioni “Antikorrupsion”

3 months ago 32
Reklamë

Sot do të nisë punimet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, i drejtuar nga Famtir Xhafaj, i cili u miratua me shumicë votash nga mazhoranca më 6 qershor.

Ky komision ka si synim të përgatisë reformat të cilat janë të nevojshme për të përshpejtuar procesin e integrimit.

Mbledhja do të nisë në orën 09:30 dhe e pranishme do të jetë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që të mos marrin pjesë as në Komisionin Antikorrupsion as në në atë për luftën kundër dezinformimit, i cili drejtohet nga socialisti Erjon Braçe.

Anëtarët socialistë të Komisionit Antokorrupsion do të jenë Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu.

Edhe pse opozita e bojkotoi votimin e ngritjes të këtij komisioni, shumica socialiste caktoi të jenë anëtarë Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Sorina Koti, Flutura Açka dhe një vend bosh për nënkryetarin e komisionit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Anti-korrupsion i pagëzuar ndryshe si “Reforma në Drejtësi 2” është propozuar nga Partia Socialiste nën kundërshtimin e fortë të demokratëve, me qëllimin për të thelluar reformat shtet-formuese dhe luftën me korrupsionin./vizionplus.tv

Read Entire Article