Opozita hedh plehra para bashkisë, PD vijon protestat kundër Erion Veliajt

1 week ago 20
Reklamë

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzuan kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, së prej ditësh ka lënë pa pastruar qytetin.
Demokratët hodhën para derës së bashkisë thasë të mbushur më plehra në shenjë proteste për situatën ku ndodhet Tirana.

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, theksoi së protestat e opozitës nuk do të ndalën derisa Veliaj të mbajë përgjegjësi për inceneratorin dhe për korrupsionin ë drejtorevë të tij.

“Erion Veliajt së kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë”, tha Këlliçi.
Por Këlliçi ka sulmuar edhe ambasadorin e BE, Gonzato, i cili ishte së bashku më Erjon Veliajn në ceremoninë e nisjes së kolegjit të Europës në Tiranë.

“Dita e sotme ka nisur më një aktivitet të shëmtuar, ku regjisor kryesor është ambasadori i BE, Gonzato, i cili ditën e sotme do u shesë të rinjve ekselentë të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn, një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore dhe politike, i cili është në hetim për vjedhjen ë 132 milionë eurove nga inceneratori, të paktën 30 milionë eurove nga dosja 5 PD”, tha Këlliçi.

“Një njeri që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri, zyra e delegacionit të BE, së bashku më një komuniste si Federica Mogherini, e shesin si simbol suksesi.”

Protestat kundër Erjon Veliajt nisën në muajin mars të këtij viti kur SPAKU arrestoi disa prej drejtoreve kryesorë në bashkinë ë Tiranës të cilët dyshohen së kishin ngritur një kompani nëpërmjet të cilës merrnin tenderat nga bashkia ë Tiranës dhe ujësjellësi i Tiranës./vizionplus.tv

Read Entire Article