Opozita kërkon qeveri teknike: Kryeministri Edi Rama është armik i votës së lirë

8 months ago 10

Pas protestës së 20 shkurtit, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka vendosur të fokusojë energjitë e saj te përgatitja e strukturave për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshem Flamur Noka deklaroi se zgjedhje me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë ndaj opozita kërkon qeveri teknike.

“Shqipëria më në fund të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike, me një qeveri teknike dhe jo më, me një qeveri që është armike e votës së lirë”, tha Noka.

Si pjesë e përgatitjeve për betejën elektorale, PD do të nisë procesin e riorganizimit në 20 degë që sot janë pa kryetar dhe pjesë e këtij procesi janë të gjithë deputetët.

“Të gjithë deputetët pa asnjë përjashtim janë në grupet e punës së PD-së në të gjithë qarqet”, th Noka.

Kërkesa për një qeveri teknike që përgatit zgjedhjet e përgjithshme u artikulu nga lideri i opozitës Sali Berisha një ditë pas protestës së 20 shkurtit, pasi sipas demokratëve kjo është e vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme./vizionplus.tv

Read Entire Article