Opozita kundër rezolutës së PS, Pampuri: Është hipokrizi, Rama e shndërroi korrupsionin në normë, tani do që ta luftojë

3 months ago 20
Reklamë

Dje në parlament u miratua me votat e shumicës socialiste një projekt rezolutë për luftën kundër korrupsionit.

Opozita nuk e votoi këtë projekt rezolutë. Lidhur me këtë temë foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri.

Përmes një lidhje direkte me Skype, Orjola Pampuri sqaroi arsyet sepse PD-ja zyrtare nuk mori pjesë në këtë votim.

Në intervistën për gazetarin, Aleksandër Furxhi, nënkryetarja e PD-së tha se në këtë moment është hipokrizi që Rama të pretendojë së po lufton korrupsionin, kur vetë kryeministri në 11 vitet e fundit e ka ndërtuar vetë korrupsionin, duke bashkëpunuar me të gjithë ata politikanë që tashmë duket se janë përfshirë në korrupsion.

Orjola Pampuri: Ne dje kishim një qendrim tonin për të abstenuar duke mos pranuar të mos jemi pjesë e votës dhe besoj se i gjithë grupi ynë nuk mori pjesë në debatin sa i përket rezolutës antikorrupsion. Pse e thamë ne këtë dhe pse e cënon reformën në drejtësi dhe pse e cënon punën e SPAK? Në fakt në një vend normal nuk mun të ekzistonte një strukturë e posaçme siç është SPAK sepse normalisht funksionon drejtësia.

Drejtësia është e pavarur, pandëshkueshmëri sigurisht që nuk ka. Sikur se ka patur përgjatë këtyre 34 viteve, ku besoj se të gjithë jemi koshientë në të gjitha qeveritë. Pandëshkueshmëria ka qenë në nivele shumë të larta…Jemi në kaudër të SPAK. SPAK po bën punën e tij dhe besoj një punë të shkëlqyer duke parë dhe rezultatet ku ne nuk do e kishim menduar që do të kishim deputetë ish-deputetë, ish zv.kryeministra, pse jo ish-lideri i Partisë Demokratike, sigurisht ne na vjen keq por kjo është e vërteta.

Kjo e dëmton për një fakt të vetëm. Nuk ka arsye sot Edi Rama pas 11 vitesh kur ishte detyruar BE SHBA të mbështeste një strukturë të posaçme kur kishte aty 11 vite qeverinë e Edi Ramës, i cili mbylli të dy sytë, mbylli gojën dhe madje bashkëpunoi me të gjithë ata që quhen të korruptuar, Me ata që përfitojnë tender, koncesione me ata që bëjnë koncesione me të gjithë ata dhe sot pas 11 vitesh qevrisje, thotë do të luftoj unë korrupsionin, cilin korrupion? Atë që ndërtove vetë ti? Dhe këtu është hipokrizia e madhe për të cilën ne as nuk morëm pjesë në debat, as në votim. Nuk ka punë më Edi Rama që të hetojë korrupsionin. Ishte Edi Rama që ndërtoi e shndërroi korrupsionin në normë dhe në normalitet. Kush bënte korrupsion ishte politikan i mirë dhe i suksesshëm./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article