Ditën e sotme u mblodh Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, i cili pritet që javën e dytë të tetorit të nisë seancat dëgjimore. Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje, siç u bë me dije nga kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe, i cili u shpreh i keqardhur për mungesën e tyre.
Braçe: Kolegët e opozitës nuk i janë bashkangjitur këtij Komisioni. Vende nga Bashkimi Evropian dhe institucione të tjera nga Evropa në Amerikë janë përfshirë gjithnjë e më shumë në adresimin e problematikës që ka të bëjë me ndërhyrjet e huaja direkte, veçanërisht në proceset demokratike zgjedhore dhe më gjerë, përfshirë edhe dezinformimin.
Braçe tha se Komisioni ka vijuar së bashku me institucioent e atashuara pranë tij, të ballafaqohet me fenomenet e dizinformimit dhe të ndërhyrjeve të huaja, keqdashëse në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.
Gjithashtu në mbështetje të punës së këtij komisioni do të jenë dhe ekspertë nga BE, Këshilli i Europës dhe i OSBE-së që do të tregojnë praktikat e tyre.
Braçe: Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmendje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posaçme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe./vizionplus.tv