Opozita pjesë e “Dezinformimit”, Tabaku kërkon që komisioni të zgjerojë fokusin e veprimtarisë

4 months ago 25
Reklamë

Kryetarja e komisionit te integrimit jorida tabaku beson se opozita duhet te behet pjese e komisioni te ngritur pak dite me pare nga parlamenti kunder dezinformimit nga shtetet e huaja. Ne nje interviste per vizion plus, tabaku sqaron se opozita duhet te coje anëtarët e saj në këtë strukturë parlamentare për të pasur zërin e vet aty por vecanërisht për të mbrojtur lirinë e medias

“Unë gjithmonë besoj që është më mirë që ne të marrim pjesë. Gjithmonë besoj se është më mirë që ne të jemi në institucione se sa të mos jemi. Por ne duhet të kujdesemi që së pari aty ka një balancë të qartë dhe së dyti ka një darje të qartë që liria e medias është e paprekshme”,  tha Tabaku.

Por edhe pse beson se opozita duhet të marrë pjesë, Tabaku ka disa rezerva për këtë komision që pritet të funksionojë deri në prag të zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

“Fokusi duhet të jetë më i gjerë ashtu si dhe Parlamenti Europian  e kishte, duhet të lidhet me ndërhyrjet e forcave të jashtme në proceset demokratike duke përfshirë dhe zgjedhjet por edhe influencën në media. Fokusi vetëm tek dezinformimi e bën këtë process të dyshimtë duke qenë se do të ketë kohëzgjatje deri në muajin prill të vitit të ardhshëm”,  u shpreh ajo.

Tabaku ka sjelle në vëmendje se mazhoranca cështjen e “ndikimit të huaj” e ka përdorur disa herë politikisht sic ishte rasti i miratimit të një resolute ne vitin 2019 për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare

“Kjo rezolutë pati shumë rekomandime dhe sot pas 4 viteve asnjë prej këtyre rekomandimeve nuk është zbatuar”,  tha Tabaku.

Por edhe pse tabaku beson se opozita duhet të jetë pjesë e këtij komisioni, vendimi pritet të merret në mbledhjen e grupit parlamentar democrat javën e ardhshme.

Vendimi për ngritjen e komisioni kundër dezinformimit u mor pak ditë më parë në parlament, por opozita nuk votoi duke kërkuar më shumë informacione për qëllimin e kësaj structure. Ndërkaq socialistët kanë vendosur edhe anëtarët e komisionit i cili do të drejtohet nga një prej deputetëteve me më shumë eksperiencë në parlament, Erjon Braçen. /vizionplus.tv

Read Entire Article