Pesë persona të tjerë nga radhët e policisë kanë bërë kallëzim pranë krimit kibernetik ndaj zyrtarëve të agjencisë së mbikëqyrjes policore dhe gazetarit Ervis Hasanaga në lidhje me shkrimet e publikuara në portalin që menaxhohej prej tyre.
Në kallëzimin e tyre ata janë shprehur se përmes lajmeve të publikuara, të cilat I konsiderojnë të pavërteta, janë cenuar duke Iu prishur imazhin dhe integritetin, per shkak te pozicioneve të punës që mbajnë.
Ndërkohë, policia e Tiranës vijon kërkimet për arrestimin e Kushtrim Selimit. Ky i fundit dyshohet se kishte hapur portalin shqipneës.info ku publikonte shkrime për kupolën drejtuese të policisë dhe amp me qëllim denigrimin e figurës të tyre për të përfituar favore personale
Të enjten, gazetari Ervis Hasanaga dëshmoi duke thënë se lajmet atij ia niste punonjësja e amp rexhina omeri dhe ky I fundit kishte si rol vetëm publikimin e tyre në portal kundërjt pagës mujore prej 600 eurosh.
E pyetur nga hetuesit rexhina omeri ka pranuar se shkrimet ia niste ajo gazetarit , shkrime te cilat ja dërgonte Kushtrim Selimi. Ajo ka thënë se selimi këtë gjë e bënte për inate personale.
AMP ndërkohë përjashtoi nga detyra rexhina omerin dhe kushtrim selimin pasi akuzohen nga blute si organiztorët e ngritjes së një skeme gjobvenie dhe shantazhi përmes një medie online.
Ky është rasti I parë që goditet një rast I tillë ndërkohë në prokurorinë e tiranës dhe ne gjykata janë të denoncuara edhe portale të tjerë të cilët përmes shkrimeve të rreme tentojnë të denigrojnë imazhin e binzmenëve te ndryshëm apo kompanive, me qëllim gjobvenie n, por deri ne keto momente nga organet e drejtesisë e nuk është bërë asgjë lidhur me keto kallëzime./vizionplus.tv/