Pakistani hakmerret, nis sulmet ndaj Iranit: Vdekje terroristëve iranianë

8 months ago 34
Reklamë

Hakmarrjen që premtoi, Pakistani e nisi me ndërmarrjen e një serie sulmesh vdekjeprurëse kundër disa objektivave brenda Iranit, në incidentin më të fundit pranë kufirit të tyre të përbashkët që i ka bërë të rriten ndjeshëm tensionet mes dy vendeve fqinjë.

Sulmet e reja nënkuptojnë se si Pakistani ashtu edhe Irani kanë hedhur tashmë hapa të jashtëzakonshëm për të sulmuar militantët në tokën e njëri-tjetrit, në një kohë kur shtrirja e konfliktit në Lindjen e Mesme duket një skenar gjithmonë e më i mundshëm, sado frikësues që të jetë. Islamabadi sqaroi se forcat e tij ushtarakë goditën vendstrehime të terroristëve në Iranin fqinj, më saktësisht në provincën jugore të Sistan-Baluchistanit. E gjithë kjo, dy ditë pasi Teherani bombardoi ata që i cilësoi si  “terroristë që strehoheshin në tokën pakistaneze.

Ministria e Jashtme pakistaneze i përshkroi sulmet ushtarake si shumë të bashkërenduara dhe të sakta” të cilat vranë një “numër militantësh në operacionin me emrin e koduar “vdekje terroristëve”. “Pakistani respekton plotësisht sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Republikës Islamike të Iranit. Objektivi i vetëm i aktit të sotëm ishte siguria dhe interesi kombëtar i Pakistanit, i cili është parësor dhe nuk mund të rrezikohet”, thuhet në njoftimin e saj.

Ndërkohë, mediat irakianë cituan zyrtarë të sigurisë të pohojnë se sulmet pakistaneze vranë të paktën shtatë “shtetas jo iranianë” në qytetin kufitar juglindor të Saravanit. Në mesin e të vrarëve thuhet të ketë edhe gra e fëmijë.

Operacioni shpagues i Pakistanit erdhi pasi autoritetet iraniane pohuan të martën se “sulmet e tyre me raketa dhe dronë” shkatërruan bazat e një grupi militant anti Iran, Jaish al-Adl, ose Ushtria e Drejtësisë, në Baluchistan.

Top Channel

Read Entire Article