Situata në Rripin e Gazës vijon të jetë e rëndë. Shumë njerëz po vuajnë mungesën e ujit dhe ushqimit, ndërsa rastet e vdekjeve sa vijnë dhe rriten.
Ministria e Shëndetësisë në Palestinë bën me dijë se së fundmi edhe dy persona të tjerë kanë humbur jetën, për shkak të mosushqyerjes dhe dehidrimit
Nga ana tjeter një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës ka kritikuar dërgimin e ndihmave me parashute.
Përsa i përket armëpushimit është shumë e vështirë , gati e pamundur të ndodh , ndërsa orët po kalojnë dhe nesër nis muaji i shenjtë i ramazanit.
Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për dështimin e negociatave.
Ndërkohë edhe nëse nuk arrihet armëpushimi, SHBA dhe BE kanë lajmëruar një korridor humanitar përmes detit nga Qipro. Një anije ushtarake amerikane është nisur drejt Lindjes së Mesme me pajisje për ndërtimin e portit të përkohshëm në brigjet e Gazës. Pentagoni ka bërë me dije se do të duhen të paktën 60 dite për ndërtimin e këtij korridori humanitar./vizionplus.tv