Panik në Austri, shkëputet teleferiku, 6 persona të lënduar

9 months ago 28

Katër anëtarë të një familjeje daneze kanë mbetur të lënduar rëndë pas një aksidenti me teleferik në vendpushimin e skive Hochoetz në Tirol në Austrinë perëndimore.

Kabina e tyre ra përafërsisht 10-12 metra pasi një pemë u rrëzua në një kabllo mbështetëse të martën në mëngjes, raporton BBC.

Operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë për shkak të klushteve të motit.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

Policia tha se asgjë nuk dukej se ishte teknikisht dhe nuk kishte prova për ndonjë gabim njerëzor.

“Kabina u rrëzua në një zonë shumë të gurtë, megjithëse zinxhiri i shpëtimit funksionoi shumë mirë. Ekipet e shpëtimit ishin menjëherë në vend, por terreni e bëri shumë të vështirë dhe helikopterët nuk mund të arrinin atje shumë lehtë,” tha Michaela Burger nga kompania e teleferikut për transmetuesin publik austriak ORF.

Brenda kabinës së teleferikut ndodhej një familje, babai, djali dhe vajza e tij si dhe daj i fëmijëve.

Ata u larguan me helikopter nga vendi i ngjarjes dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga dridhja e kabllit u plagosën edhe dy shtetas gjermanë në një kabinë tjetër, por nuk dihet gjendja e tyre.

Ajo që është e paqartë është se si një pemë mund të kishte rënë në kabllon mbështetëse. /vizionplus.tv

Read Entire Article