Inteligjenca Artificiale është zgjeruar ndjeshmë gjatë viteve të fundit me qindra miliarda dollar të investuara në këtë industri, por ndërkohë që janë lehtësuar dhe zgjidhur shumë procese pune, por krijohen probleme të tjera, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me paragjykimet që kanë sistemet ndaj çështjeve të caktuara sociale, historike, etj.
Google ka nxjerrë sëfundmi programin Gemini që shërben për të prodhuar foto përmes inteligjencës artificiale, por përdoruesit kanë parë të gjenerohen imazhe që shtrembërojnë historinë.
Për shembull, kur i kërkon programit Gemini të të prodhojë foto të vikingëve, ai i nxjerr ata jo të bardhë siç kanë qenë, por me ngjyrë. Me ngjyrë po ashtu prodhohen nga programi edhe ushtarët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo edhe George Ëashington.
Rrjedhimisht, duke dashur që të luftojë paragjykimet racore, Gemini, por edhe programe të tjera janë duke kontribuuar në shtrembërimin e historisë dhe të aspekteve të ndryshme sociale, gjë që ka shkaktuar mjaft reagime në botë sipas The Economist.
Më herët ishte kthyer në problem fakti se programet e inteligjencës artificiale prodhojnë vetëm imazhe të njerëzve të bardhë kur i kërkon të të nxjerrë një mjek apo një inxhinier, gjë e cila po ashtu është devijim nga e vërteta.
Pas këtyre faulleve Google tha se do ta bënte përmirësime te programi Gemini, por tashmë pyetja që shtrohet është: A mos duhet “rregulluar” edhe vetë Google?! /vizionplus.tv