Papa Françesku jep bekimin e tij të Krishtlindjeve nga Vatikani, thirrjet për paqe: Thojini jo luftës!

8 months ago 29
Reklamë

Papa Françesku po mban fjalën e tij përpara mijërave qytetarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Në këtë ditë të shënuar për besimtarët, thirrjet e Papës u drejtuan edhe njëherë tek paqja dhe harmonia në botë.

“Edhe sot ka shumë masakra të të pafajshmëve në botë, në barkun e nënës, në rrugët e të dëshpëruarve në kërkim të shpresës, në jetën e shumë fëmijëve, fëmijëria e të cilëve është shkatërruar nga lufta”, tha ai.

Papa Françesku vuri theksin tek lufta në Ukrainë në Palestinë, duke bërë thirrje që lufta të përfundojë së bashku me vuajtjet e civilëve. Ai tha se personat që në vend të armëve ëndërrojnë për bukën, nuk ia kanë idenë se sa armë prodhohen. Sipas tij, popujt dhe vendet duhet të kuptohen dhe zgjidhin konfliktet e tyre përmes fjalëve, por fatkeqësisht në botë po ndodh e kundërta.

“Me ndihmën e Zotit urojmë që ajo ditë të vijë dhe ajo ditë duhet të vijë”, tha ai. “Thojini po paqes, jo luftës, jo ndaj çdo lufte edhe ndaj vetë mendësisë së luftës. Të thuash jo ndaj luftës, do të thotë të thuash jo ndaj armëve”,shtoi ai. “Si mund të flasim për paqe ku prodhimi i armëve dhe shitja e tyre është në rritje në ditët e sotme”, tha Papa./vizionplus.tv/

Read Entire Article