Princ Leka feston sot 42-vjetorin e ditëlindjes.
Këtë ditë të veçantë, Princi ka zgjedhur ta festojë me njeriun me të çmuar në jetë, vajzën e tij, Princeshën e vogël Geraldinë.
Lexo edhe :
Related Posts
Pas skandalit të divorcit me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia, Princ Leka duket se po kalon momente të qeta larg sherreve dhe debateve, në prezencën e të bijës, me të cilën ka festuar sot ditën e veçantë.
Princ Leka ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video nga momentet e bukura, plot lumturi me Princeshë Geraldinën.
“I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”, ka shkruar Princi krahas videos që postoi më herët në Instagram.
Pas divorcit që vjen pas 7 vitesh martesë dhe rreth 15 vitesh lidhje dashurie, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, 26-vjeçarja nga Poliçani.
Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin./
/vizionplus.tv/