Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Arabinë Saudite.
Presidenti ukrainas do të zhvillojë një vizitë si pjesë e dialogut të rregullt me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.
“Tema e parë është formula e paqes. Vitin e kaluar në Jeddah, mbajtëm takimin efektiv të këshilltarëve për të diskutuar zbatimin e tij. Tani jemi pranë samitit të parë të paqes dhe mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite”, ka shkruar Zelensky.
“Tema e dytë është kthimi i robërve të luftës dhe të deportuarve. Lidershipi i Mbretërisë i ka kontribuuar tashmë lirimit të njerëzve tanë. Kam besim se ky takim do të prodhojë rezultate”.
Ndër temat tjera është edhe bashkëpunimi ekonomik Arabi Saudite-Ukrainë dhe rindërtimi i këtij shteti.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme Preisidenti Zelensky pritet të mbërrijë në Rinas, nnë kuadër të Samitit dy ditor që do të zhvillohet në Tiranë dedikuar Ukarinës./vizionplus.tv