Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti të parkuar në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë një lokali në fshatin Mali i Bardhë, Kurbin.
Automjeti ku është vendosur lënda plasëse është në pronësi të shtetasit B.Lika por fatmirësisht nuk ka shpërthyer, dhe kjo po verifikohet në dy aspekte nga policia, si paralajmërim ose dështim atentati.
Policia dhe forcat antieksploziv kanë çaktivizuar lëndën eksplovize pas një njoftimi që kanë marrë nga pronari mjetit. Policia e Lezhës nuk ka ende një reagim për ngjarjen. /vizionplus.tv