Paralajmërimet e Izraelit për sulme vdekjeprurëse, OKB: Rreth 150 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Gaza qendrore

8 months ago 35
Reklamë

Rreth 150 mijë palestinezë po detyrohen të largohen nga zonat e Gazës qendrore, pas paralajmërimeve të Izraelit për sulme vdekjeprurëse në këtë zonë. Shifrat u bënë të ditura nga OKB, teksa theksohet se forcat izraelite po përparojnë në kampet e refugjatëve.

Dëshmitarët dhe krahu i armatosur i Hamasit raportuan se tanket kishin arritur në periferinë lindore të kampit Bureij, në Gazën qendrore.

Ushtria izraelite kohët e fundit zgjeroi ofensivën e saj tokësore për të shënjestruar Bureij dhe kampet aty pranë Nuseirat dhe Maghazi, me synim gjetjen dhe eliminimin e anëtarëve të Hamasit.

Bombardimet izraelite vranë gjithashtu dhjetëra njerëz në të gjithë Gazën të enjten, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Egjipti ka konfirmuar se ka paraqitur një propozim me tre faza për të ndaluar luftimet që përfundojnë me një armëpushim.

Thuhet se një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të shqyrtuar propozimin e Egjiptit.

Lufta u shkaktua nga një sulm i paprecedentë ndërkufitar nga persona të armatosur të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz, shumica civilë dhe rreth 240 të tjerë u morën peng./vizionplus.tv/

Read Entire Article