Parandalohet krimi në Fushë-Arrës/ Kërcënoi me kallash fqinjin, arrestohet 50-vjeçari! I sekuestrohet arma

6 months ago 19
Reklamë

Një 50-vjeçar gjatë një konflikti për motive pronësie ka marrë kallashin dhe ka kërcënuar fqinjin e tij 35-vjeçar se do e vriste.

Policia pas njoftimin, ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga 50-vjeçarin A.C nga fshati Micoj, Fushë Arrëz. U zbulua se ai posedonte armën e zjarrit kallashnikovë pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kallashi dhe një krehër me fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article