Parkojnë makinën në Lungomare dhe shkojnë të hanë drekë, hajdutët thyejnë xhamin e mjetit të çiftit italian dhe u vjedhin paratë

4 months ago 56
Reklamë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.

Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e pasagjerit, jo  nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro .

Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje,për të mbledhur  dëshmitë dhe provat materiale.Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe të gjithë dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë./vizionplus.tv

Read Entire Article