“Parti e madhe kjo, ka edhe trinjakë”, Edi Rama prezanton anëtarët e rinj të PS

6 months ago 29
Reklamë

Kryeminsitri Edi Rama zhvilloi gjatë ditës së premte një vizitë në qytetin e Beratit, ku pa nga afër investimet që po kryhen në këtë qytet.

Kreu i qeverisë i shoqëruar dhe kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo, inspektuan punimet për parkun e ti “Dua të luaj”. Ndërkohë gjatë pasdites kryeministri zhvilloi një takim me qytetarët e Beratit në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste me Organizatat Socialiste.

Më tej takimi vijoi me anëtarësimet e reja në PS. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryeministri i prezantoi ndjekësve të tij, anëtarët më të rinj të PS-së në Berat, të cilët janë trinjakë.

“Parti e madhe kjo, ka edhe trinjakë”, shkruan Rama krahas fotos që ka publikuar në Facebook./vizionplus.tv/

Read Entire Article