Partia Republikane bëri thirrje për bashkimin e opozitës si e vetmja rrugë për t’u përballur me keqqeverisjen e Edi Ramës, duke qendruar për vlerat me të mira të një shoqërie europiane, besimit, familjes, pronës, konkurencës së lirë dhe interesit kombëtar.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu argumentoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar përbëjnë rrezikun më të madh për Shqipërinë.
“Blerja masive e zgjedhjeve, kercënimini votuesve, bashkëpunimi hapur me krimin, krijimi i një administrate politike zgjedhore, me patronazhistë dhe aktivistë, kishin dhe kanë një qëllim të vetëm: kontrollin e jetës suaj, të shoqërisë shqiptare, duke krijuar bindje se ka një Zot, që nuk është ai për të cilin folët ju, por është Edi Rama. Përballë nesh ka dy rrugë: të ulim kokën ose të ngrihemi. Të luftojmë të ndertojmë fatin tonë, të familjeve tona, vendit tonë. Ka edhe një rrugë tjetër, e cila po kthehet në një rrugë shkatërruese e identitetit, te ardhmes sonë politike dhe socialetë Shqipërisë, largimi i të rinjve, i të rejave, intelektualëve nga Shqipëria. Largimi i një milionë shqiptarëve është krimi më i madh i qeverisë socialiste. Kjo për arsyen se Shqipëria është bërë e pajetueshme nga kjo qeveri, për pjesën më të madhe të shëiptarëve”, tha Mediu.
Me shqetësimin se qeveria e Edi Ramës në Tiranë dhe ajo e Vuçiçit në Serbi po sillen njësoj autoritariste si Putini, ku shkatërrimini opozitës është qëllim kryesor, Kreu i Partisë Republikane tregoi rrugën që duhet të ndjekë opozita për të fituar besimin e qytetarëve. Garantimi i koalicioneve zgjedhore përmes reformës zgjedhore, gara me lista të hapura, vota e diasporës, ndëshkimi i partive dhe deputetëve që manipulojnë zgjedhjet duhet të jenë disa nga objektivat parlamentarë, ndërsa në krijimin e marrëdhënieve të opozitës me elektoratin, zoti Mediu veçoi dhënien e mundësisë të rinjve dhe të rejave, intelektualëve kudo që janë në Shqipëri, Amerikë, Kanada, Europë, për t’i bërë ata pjesë të drejtimit dhe ndryshimit të politikës, duke krijuar shpresë dhe besim.
“Opozita nuk mund të katandiset në qëllimin se kush do të jetë deputet, por duhet ta shohë parlamentin si vendin ku shqiptarët shikojnë dhe dëgjojnë mundësinë për të ardhmen dhe shpresën e tyre. Opozita nuk mund të mbyllet në meskinitetit dhe interesat e vogla përjashtuese të disa individëve, por duhet të hapet dhe të vendosë në bazë të disa vlerave të saj konkurimin, gjeneratën e re, vlerat më të mira. Opozita e liderëve duhet të ndryshojë dhe të bëhet opozita e shqiptarëve, që krijon hapësirën në Kuvend, nëpërmjet garës, gjeneratën e mrekullueshme të të rinjve e të rejave që jëtojnë ketu në Shqipëri dhe në vende të tjera”, tha Mediu.
Kreu i Partisë Republikanëve, nismëtar i bashkimit të opozitës në një fedaratë, këmbënguli në forcimin e këtij organizimi të opozitës, si mënyra më e mirë për të krijuar një alternativë të besueshme. Duke gjykuar se çdo ndarje e opozitës është një mundësi për Edi Ramën, Zoti Mediu tha opozita duhet të angazhohet seriozisht për ta kthyer Federatë në një koalicion opozitar me program, me logon e saj dhe në vendin që bashkon shqiptarët kudo ku ndodhen.
“Ne do të kemi besimin dhe mbështetjen e njerëzve, kur të kuptojmë se fati ynë është i lidhur me shqiptarët dhe jo e kundërta, që fati i shqiptarëve qenka i lidhur me ne. Dhe po vij tek detyra jonë, federata apo konfederata e opozitës, quajeni si të doni, sepse opozita e bashkuar është rruga e vetme për të mposhtur të keqen e kësaj qeverie. Sepse opozita nuk duhet vetëm në Tiranë, por duhet të jetë në çdo skaj. Bashkimi i opozitës nuk mund të funksionojë vetëm si takim i kryetarëve të opozitës në Tiranë, por duhet të funksionojë në çdo qark, në çdo bashki. Me çdo individ. Çdo individ ka vlerë, por duke qenë bashkë fiton 100 herë më shumë vlerë për të qendruar dhe luftuar së bashku”, tha Mediu.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Kryetari i PR, Fatmir Mediu tha se Federata e opozitës duhet të ndërtojë marrëdhëniet me SHBA, BE dhe NATO-n, duke bërë të qartë se, një nga problemet e mëdha, krahas Serbisë, Rusisë dhe Kinës është mungesa e demokracisë Në Shqipëri, korrupsioni dhe krimi i organizuar, i lidhur me qeverisjen. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare ishte një rast për të theksuar oeriëntimin kryesor të Partisë Republikane pro familjes, e cila është në sulm nga një qeveri që nuk njeh asnjë parim.
“Nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa familja dhe familja është vlera më e madhe e shoqërisë shqiptare. Është shtëpia e Zotit dhe e mikut. Fatkeqësisht, politika e majtë kërkon ta shkatërrojë familjen dhe shtëpinë e shqiptarit. Të nxjerrin Zotin përjashtë dhe të fusin Ramën brenda. Të nxjerrin përjashtë të zotin e shtëpisë dhe ta zëvendësojnë atë me numrat 1,2,3,4, siç do qeveria. Partia Republikane nuk është kundër askujt, lirisë së kërkujt, por është pro familjes, jetës, si dhe vlerave dhe traditave më të mira shqiptare”, u shpreh Mediu./vizionplus.tv/