Pas fermerëve, edhe mësuesit francezë paralajmërojnë qeverinë

7 months ago 11
Reklamë

Mësuesit francezë të indinjuar kanë dalë sot në grevë dhe do të marrin pjesë në demonstrata në të gjithë vendin për të paralajmëruar qeverinë për kushtet e tyre të punës, pagat dhe gjendjen e shkollimit publik.

“Shpresojmë që shumë mësues do të dalin në rrugë, sepse kemi duruar mjaftueshëm”, shpjegoi Benjamin Marol, një mësues histori-gjeografie në një shkollë të mesme në Montreux, në veri të Parisit.

Lexo edhe :

Related Posts

Mobilizimi do të jetë paralajmërim për qeverinë, e cila po anashkalon paralajmërimet për përditshmërinë, problemet në punë si pagat e ulëta  të mësuesve, nënvizoi sindikata qendrore e punëtorëve në arsimin fillor, FSU-SNUipp. Sipas saj, situata u përkeqësua me emërimin e një ministri me kohë të pjesshme.

Thirrja për një grevë u bë në dhjetor përpara emërimit në ministrinë e arsimit të Amelie Udea-Castera, e cila pasoi Gabriel Attal që u bë kryeministër.

Udea -Kastera u gradua tre javë më parë në ministri, duke marrë në dorë sektorët e Arsimit dhe Rinisë, përveç Ministrisë së Sporteve dhe Lojërave Olimpike të së cilës ajo drejton.

Në fytyrën e saj është kristalizuar pakënaqësia e mësuesve pas deklaratave të saj të diskutueshme për regjistrimin e fëmijëve në një shkollë private ku frekuenton elita pariziane.

Në Paris, në orën 14:00 do të nisë një demonstratë pas thirrjes së sindikatës kryesore të mësuesve. Demonstrata të tjera janë paralajmëruar në qytete të ndryshme, duke përfshirë Marsejë, Rennes dhe Nante. /vizionplus.tv

Read Entire Article