Pas kafshimit të turistes nga qentë endacakë, nis helmimi i kafshëve në Vlorë, mes tyre edhe shtëpiake

4 months ago 16
Reklamë

Fill pas publikimit të lajmit për kafshimin nga qentë endacak të turistes italiane mëngjesin e së dielës, në Vlorë mesa duket ka nisur helmimi i këtyre kafshëve.

Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara për t’i vrarë këto kafshë.

Dyshimet janë se helmet mund të jenë hedhur nga individë të caktuar por nuk përjashtohet as fakti që qentë të jenë helmuar me urdhër të institucioneve lokale.

Disa kafshë të helmuara në shumë zona të qytetit jo vetëm të rrugës por edhe kafshë shtëpiake të raportuara 24 orët e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article