Pas miratimit të projekt rezolutës të PS për luftën e re ndaj korrupsionit, që u miratua në Parlament këtë të hënë me votat e socialistëve, por me mungesën e opozitës që nuk mori pjesë në votim, PS nxiton të ngrejë komisionin e posaçëm që do jetë kundër korrupsiuonit.
Siç e paralajmëroi kryeministri Edi Rama, që do procedohet shpejt me ngritjen e komisionoit, ashtu do të ndodhë. Burime për gazetaren e Vizion Plus Enkelejda Mema bëjnë me dije se në seancën e kësaj të enjte do të ngrihet edhe ky komision i posaçëm.
Me ngritjen e komisionit të posaçëm që do jetë kundër korrupsionit, PS do përcaktojë dhe emrat, kush do e drejtojë dhe kush do jenë anëtarët, ndërkohë që nga PD, pra nga Rithemelimi që përbën pjesën kryesore të opozitës, ende nuk është vendosur nëse do të marrë pjesë në këtë komision apo jo./vizionplus.tv