Pas vendimit për rekurs, Lulzim Basha bën publike ndryshimet në siglën e partisë

3 months ago 12
Reklamë

Lulzim Basha ka bërë publik ndryshimin që është bërë në logon e forcës politike të drejtuar prej tij.

Pas vendimit për rekurs të Gjykatës së Apelit e cila i ktheu logon dhe vulën Sali Berishës, Basha ka bërë publik shtesën që i ëhstë bërë forcës politike të drejtuar prej tij.

Tashmë partia e drejtuar nga Lulzim Basha është shtuar me “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.

Vendimi erdhi pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve.


Më herët Lulzim Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e Apelit. Më tej ai ka shtuar se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha Basha./vizionplus.tv

Read Entire Article