Pas vendimit të Apelit të Posaçëm Salianji do të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë: Fushatë nga burgu!

1 month ago 27

Ervin Salianji, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm do të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene raporton se Salianji ka deklaruar para mediave se do të dorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe fushatën do ta bëjë nga burgu.

Lexo edhe :

Related Posts

Apeli i Posaçëm, ditën e sotme vendosi të linte në fuqin dënimin me një vit burg për Salianjin, i cili akuzohet për “kallëzim të rremë”. Ky i fundit, sapo u njoh me vendimin deklaroi se ishte vendimmarrje për qëllime politike.

“Është një vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë që është njësoj si të gjykojë një përfaqësues i PS një seksion të PD”, tha ai.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.

Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio s’është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë.

Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg./vizionplus.tv

Read Entire Article