Pashka ortodokse, emigrantët kthehen në atdhe, fluks makinash në Kapshticë

4 months ago 18
Reklamë

Festa e Pashkës Ortodokse (5 maj) po afron me emigrantët shqiptarë të Greqisë që janë drejtuar drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet me të afërmit e tyre.

Vizion Plus mëson se në doganën e Kapshticës janë krijuar radhë me automjete që presin të kalojnë kufirin. Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje nga ana e stacionit kufitar të Kapshticës po punojnë në hyrje me 5 sportele, sportele që shtohen në varësi të situatave që krijohen.

Edhe gjatë ditës së sotme fluksi ka qenë i lartë ndaj e për këtë policia jonë kufitare për të ulur radhët e gjata në hyrje nuk përjashton mundësinë e punës me procedurë të përshpejtuar, gjë të cilën mësohet se autoritetet tona u kanë kërkuar edhe palës greke.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article