PD kërkon seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë

5 months ago 26

Deputët e Partisë Demokratike kanë kërkuar seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës se Shqipërise Gent Sejko, lidhur me problemin e kredive te administruara nga Micro Credit Albania sh.a

Vizion Plus mëson se seanca dëgjimore është caktuar ditën e martë, datë 21.5.2024, ora 11:00.

“Nga të dhënat dhe informacionet e publikuara në mediat vendase rezulton se rreth 100 mijë qytetarë mund të jenë prekur nga nje skemë e gjerë mashtrimi, që në qendër të saj kishte shoqërinë “Micro Credit Albania” sh.a. (ne vijim “MCA”), e licencuar nga Banka e Shiperisë me vendimin nr. 38, date 09.05.2016, per kryerjen e veprimtarive financiare jobankare, te kredidhënies dhe mbledhjes se borxheve te keqija. Shoqeria “MCA” filloi blerjen e kredive te keqija nga bankat e nivelit te dyte ne Gusht 2015, ne nje kohe kur ajo nuk ishte akoma e licencuar per kryerjen e kesaj veprimtarie. Sipas te dhenave zyrtare, kjo shoqeri rezulton te kete blere nga bankat e nivelit te dyte kredi me vlere te këqija ne shumën totale 85 milione euro, perkundrejt nje çmimi prej 5.2 milione euro ose vetem 6.11%”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së./vizionplus.tv.

Read Entire Article