PD kundër “profesioneve të lira”, Tabaku thirrje gjykatës kushtetuese të anulojë ligjin

3 months ago 22
Reklamë

Opozita ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese argumente shtesë, që sipas saj duhen marrë në konsideratë për të anuluar ligjin për taksimin e profesioneve të lira.

Padia e bërë nga deputetët e PD, pritet të nisë shqyrtimin në datën 18 qershor, por ndërkohë  këtë të martë, Jorida Tabaku së bashku me grupet e interesit kanë përforcuar qëndrimin se ligji në fjalë cenon sigurinë juridike dhe ka efekte social-ekonomike.

“Sot ndodhemi në kushtet e cenimit të sigurisë juridike, sot ndodhemi në kushtet e shkeljes së Kushtetutës dhe sot ndodhemi në kushtet e një tatimi që shkon 30-40% për profesionet e lira, tatimi më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi folur shumë herë për sistemin e padrejtë që është ngritur po kësaj radhe kjo taksë e padrejtë është duke prekur jo vetëm profesionistët e lirë por një zinxhir shërbimesh sepse ndërkohë që flasim të gjithë shërbimet, duke nisur nga shërbimet për ekonominë, nga kontabilistë, noterë, farmacistë,shërbime shëndetësore kanë një rritje zinxhir çmimesh që ndikon drejtpërdrejtë mbi konsumatorin”, tha Tabaku.

Deputetja e PD bëri thirrje që gjykata kushtetuese të jetë në mbrojtje të interesit publik.

“Dua ti jap një mesazh të gjithë profesionistëve të lirë që na kanë shkruar dhe na kanë kontaktuar, dua ti them që grupi parlamentar i PD do jetë këtu për të mbrojtur interesin e tyre, për të mbrojtur interesin e qytetarëve sot nuk janë pakicë por janë shumicë. është e vërtetë që sot Qeveria punon vetëm për pakicën por ne do mbrojmë interesin e shumicës”, tha Jorida Tabaku

Nga janari 2024 hyri në fuqi ligji për tatimin mbi të ardhurat. 30 mijë biznese do të tatohen me 15-23%, në varësi të xhiros. Por kjo normë e re tatimore ka krijuar një barrë dhe konfuzion tek bizneset, pasi paqartësitë e zbati9mit të ligjit janë ende të mëdha./vizionplus.tv/

Read Entire Article