PD mbledh Këshillin Kombëtar, opozita behet gati për protesta kundër qeverisë

1 week ago 30
Reklamë

Këshilli Kombëtar i PD-së pritet te vendos sot fillimin e protestave për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi se me Edi Ramën në qeveri nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme. Berisha sulmoi edhe SPAK duke u bërë apel demokratëve të mos besojnë se krimet zgjedhore do të hetohen nga Prokuroria e Posacme.

Gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri në një lidhje drepërsëdrejti gjatë edicionit informative ka zbuluar më shumë detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Gazetarja Olta Blaceri: Këshilli Kombëtar do të vendosë sot gjithë strategjinë e Partisë Demokratike deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen ne pranverën e vitit 2025. Dy shtyllat kryesore do të ndjekë Partia demokratike: Aksioni i protestave për largimin e kryeministrit Rama dhe ngritja  e një qeverie teknike.

Paralelisht me këtë betejë dhe këtë aksion të opozitës, PD-ja po punon për fuqizimin e strukturave të saj në degë organizimin e strukturave e për tu bëra gati për zgjedhjet. Berisha ka cilësuar se ky është shtatori i fundit që e zë atë në opozitë. Nuk presim një datë se kur do të nisin protestat, por mendohet rreth fundit të shtatorit.

Në mbledhje pritet të ketë dhe debate, pasi ka jo pak politikanë që nuk duan të ndjekin rrugën e protestave.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar  prezantoi udhëzimin e shpërndarë tek degët për modalitetin e bashkimit në një front të  vetëm.Udhëzimi orienton degët për të qenë në komunikim me çdo demokrat të pakënaqur ose që ka qenë pjesë e strukturave paralele. Nje model te ngjashëm PD e ka patur edhe në vitin 2004 kur u bashkua me PDR-ne e  kohës. /vizionplus.tv

Read Entire Article